Arrestohet 40 vjeçari nga Luboteni, dërgohet në burg për vuajtje të dënimit

Gjatë ditës se djeshme (12.07.2021) në ora 14.30 në Shkup, në rrugën “Rruga e Lubotenit” është arrestuar një 40-vjeçar me iniciale R.S. nga fshati Luboten, njoftojnë nga Ministria për Punë të Brendshme. Nga MPB thonë se për personin në fjalë ishte shpallur fletarrestim qendror dhe ndërkombëtar për vuajtjen e dënimit me burg prej 2 vjet e11muaj.

Gjatë ndalimit nga policia, R.S. ka sulmuar me veturë dy policët të cilët kanë marrë lëndime të lehta trupore. Më pas, ai është mposhtur dhe arrestuar nga zyrtarët policor dhe dorëzuar në Stacionin Policor në Kisella Vodë për procedurë të mëtutjeshme, pas çka pritet që të dërgohet në burg për vuajtjen e dënimit.

LEXO EDHE:

Back to top button