Zyrtare, De Poll kalon në radhët e Atletiko Madridit

Vetëm pak ditë pas rinovimit të kontratës, trajneri Diego Simeone merr një tjetër dhuratë nga drejtuesit e Atletikos së Madridit. Bëhet fjalë për mesfushorin argjentinas Rodrigo De Poll, që është prezantuar zyrtarisht si blerja më e re e “Los Colchoneros”. Këta të fundit arritën pak ditë më parë marrëveshjen me Udinezen, për shifrën e 35 milionë eurove, plus 5 të tjera në formë bonusi, ndërsa zyrtarizimi erdhi vetëm pasditen e sotme, pasi De Poll ishte i angazhuar në “Copa America”, ku u shpall edhe kampion.

Fantazisti argjentinas e nisi karrierën te Rasing dhe u transferua fillimisht te Valencia në 2014-ën, por pa arritur të lërë gjurmë. Verën e 2016-ës iu bashkua Udinezes në Serinë A dhe nga sezoni në sezon, e rriti ndjeshëm nivelin e performancës në fushë, duke u bërë objekt dëshirash për shumë klube.

Tani De Poll do të provojë të shndërrohet në një lider edhe në formacionin e Atletikos së Madridit, ndërsa Simeone ka në dispozicion një mesfushor ashtu siç i pëlqen, luftarak dhe me shumë cilësi teknike.

LEXO EDHE:

Back to top button