Arrestohet 45 vjeçari nga Shkupi, dërgohet në burg për vuajtje të dënimit
Arrestohet 45 vjeçari nga Shkupi, dërgohet në burg për vuajtje të dënimit
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së sotme në ora 10:50 minuta në rrugën “383” në afërsi të Bit Pazarit në Shkup, zyrtarët policor kanë privuar nga liria 45 vjeçarin A.E. nga Shkupi. Personi në fjalë sipas njoftimit të policisë kërkohej me fletarrestim qendror të lëshuar nga Gjykata Penale – Shkup, për vuajtje të dënimit me burg prej një viti, për veprën penale “vjedhje”.
A.E. është dërguar në stacionin policorë të Bit Pazarit për procedurë të mëtejme, pas çka pritet të dërgohet në burg për vuajtje të dënimit. /Alsat.mk