Arrestohet 45-vjeçari nga Shkupi, dyshohet se ka vjedhur pjesë të hekurudhës

Një 45-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria pasi dyshohet se ka kryer dy vjedhje të rënda të amortizatorëve nga linja hekurudhore.
Më 03.09.2026, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria Z.S. (45) nga Shkupi, pas denoncimit të mëparshëm për kryerjen e dy vjedhjeve të rënda të amortizatorëve nga linja hekurudhore, njëra në territorin e SP Aerodrom dhe tjetra në territorin e SP Draçevë. Pas pranimit të denoncimit, janë ndërmarrë masat dhe aktivitetet përkatëse dhe Z.S. është dërguar në SP Aerodrom, ndërsa sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, “Hekurudhat e RMV-së”, njoftuan nga MPB.
Nga MPB theksojnë se pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës.
.

LEXO EDHE:

Back to top button