Arrestohet 49 vjeçari nga Llakavica e Gostivarit, kjo është arsyeja

Arrestohet 49 vjeçari nga Llakavica e Gostivarit, kjo është arsyeja

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë është privuar nga liria një 49 vjeçar nga fshati Llakavic të Gostivarit. Sipas njoftimit të policisë gjatë kontrollit tek personi në fjalë është gjetur dhe konfiskuar një sasi e drogës, heroinë.

“Më datë 16.05.2022 në ora 17:45 në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.A. (49) nga fshati Lakavicë e Gostivarit, për shkak se tek ai është gjetur heroinë. Ai është ndaluar në Stacionin policorë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Gostivar./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button