Bërnabiq: Pres nga Quinti që të mos e përkrah aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Bërnabiq: Pres nga Quinti që të mos e përkrah aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq tha se presin nga vendet e Quintit dhe anëtaret e G7-së që të mos e mbështesin aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ajo në një intervistë për TV Pink e konsideron aplikimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare si “kulm të cinizmit”.

Bërnabiq thotë se aplikimi i vendit tonë për anëtarësim në Këshillin e Evropës vjen pasi siç tha ajo “politikanët në Prishtinë revokuan të drejtat themelore të njeriut të serbëve në Kosovë, kur u ndaluan serbëve të votonin më 3 prill dhe përpara se të merrnin pjesë në një referendum më 16 janar, referuar ligjit ndërkombëtar”.

“Ata po aplikojnë në një institucion, qëllimi përfundimtar i të cilit është respektimi i të drejtave të njeriut, mbrojtja e demokracisë dhe sundimit të ligjit. Ky është kulmi i cinizmit, jo shkelje e marrëveshjes sepse jemi mësuar me të. Ata tashmë kanë thënë se nuk kanë ndërmend të respektojnë marrëveshjen e Brukselit. Kosova po aplikon në Këshillin e Evropës për ata që kanë anuluar të gjitha të drejtat e serbëve nga Kosova. Unë jam veçanërisht e interesuar të shoh se si do të përgjigjen vendet e Quintit”, tha ajo.

Republika e Kosovës gjatë javës së kaluar aplikoi zyrtarisht për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Aplikimin në Strasburg të Francës ku e ka selinë KiE e dorëzoi Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Këshilli i Evropës ka 46 shtete anëtare. Deri më 16 mars anëtare fuqiplotë e me fort ndikim ishte Rusia, që u përjashtua pas sulmit ushtarak që i bëri Ukrainës.

Mbi këto fakte Kosova mëton se i ka siguruar 2/3 e votave të nevojshme për votimin final.

LEXO EDHE:

Back to top button