Arrestohet 51 vjeçari nga Zajasi i Kërçovës, kjo është arsyeja
Arrestohet 51 vjeçari nga Zajasi i Kërçovës, kjo është arsyeja

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme (17.10.2023) në ora 21:20 në rrugën lokale në vendin e quajtur “Krushino”, Kërçovë, zyrtarët policorë të Stacionit Policor Kërçovë kanë privuar nga liria personin J.L.(51) nga fshati Zajas, Kërçovë.
Sipas njoftimit të policisë personi në fjalë kur ka vërejtur efektivët e policisë, ka hedhur një qese me lëndë pluhuri të bardhë, e cila është gjetur dhe konfiskuar.
“Me urdhër të gjykatës është bërë kontrolli në banesën ku ndodhej J.L., ku janë gjetur dhe konfiskuar sende me mbetje të pluhurit të bardhë. Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e policisë. /Alsat.mk