Arrestohet bosi i mafias italiane, policia e zë në apartamentin e tij luksoz në Kolumbi – pamje nga aksioni
Arrestohet bosi i mafias italiane, policia e zë në apartamentin e tij luksoz në Kolumbi – pamje nga aksioni
Bosi i mafias italiane Gustavo Nocella është arrestuar në Medellin të Kolumbisë.
I njohur në botën e nëntokës kriminale si Ermes, 58-vjeçari nga Napoli u kap në mëngjes në apartamentin e tij që gjendet në lagjen ekskluzive El Poblado
Arrestimi i Nocellas vjen pas një hetimit gjashtëmujor të përbashkët të njohur si Operacioni Minerva i realizuar nga policia kolumbiane, italiane, angleze dhe Europoli.
Ai dyshohet për koordinim dhe lehtësimin e trafikimit të kokainës nga Kolumbia në Holandë, ku më pas me anije është shpërndarë nëpër tërë Evropën.
Sipas policia, Novella ka lidhje me klanet e mafias italiane Rinaldi-Formicola, Amato-Pagano dhe De Micco – që të gjitha këto në Napoli.