Arrestohet burri nga Gjilani, e rrahu gruan e tij

Është arrestuar një person në Gjilan, pasi e ka rrahur gruan e tij.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i njëjti në vazhdimësi ushtronte dhunë psikike ndaj saj dhe familjarëve të tjerë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare bashkëshorten e tij dhe i njëjti në vazhdimësi ushtron dhunë psikike ndaj saj dhe familjarëve tjerë”, thuhet në raport.

Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

LEXO EDHE:

Back to top button