Arrestohet drejtoresha e Ujësjellësit në Gostivar dhe dy bashkëpunëtorë të saj

Policia ka arrestuar sot drejtoreshën e Ndërmarrjes Publike “Komunalec në Gostivar, Artana Asani dhe dy bashkëpunëtorët e saj, udhëheqësin e Departamentit të Ujësjellësit, Vadedin Dervishi dhe drejtorin teknik, Leon Nuredini.

Që të tre në cilësinë e personave zyrtarë dyshohen për dy vepra penale: “Ndotja e ujit të pijshëm” dhe “Vepra të rënda kundër mjedisit jetësor dhe natyrës”.

Sipas informacioneve jozyrtare që kemi siguruar, raporti i Institutit të Shëndetit Publik tregon se nga katër mostrat e testuara të ujit, në dy prej tyre janë gjetur baktere koliforme fekale, ndërsa në një mostër është konstatuar edhe prani e shtuar e klorit. Prokuroria Publike akoma nuk ka dalë me detaje nga hetimi, pasi deri në mesditën e sotme akoma nuk i ishte dorëzuar raporti me analizat laboratorike nga Instituti i Shëndetit Publik. Të arrestuarit dolën par gjykatësit të procedurës paraprake, ndërsa pritet që ndaj tyre të caktohet edhe masa e kujdesit. Jo zyrtarisht, për shkak të rëndësisë së hetimit dhe për shkak të natyrës së veprave penale, prokuroria do të kërkon masën e paraburgimit prej 30 ditëve./Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button