Arrestohet kandidati për Bashkinë e Himarës

Arrestohet kandidati për Bashkinë e Himarës

Policia në Shqipëri ka arrestuar kandidatin e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Alfred Beleri. Ndalimi është bërë pak pas mesnatës, në kohën kur kandidati i koalicionit “Berisha-Meta” ndodhej në ambientet e jashtme të një lokali në pronësi të tij. Së bashku me kandidatin e opozitës për Bashkinë e Himarës janë shoqëruar në polici edhe 3 persona të tjerë, anëtarë të shtabit elektoral të Belerit. Në urdhër-arrestin e firmosur nga Prokuroria e Vlorës theksohet se Beleri akuzohet për “korrupsion aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim”. “Ky shtetas është kapur në flagrancë në Himarë më datë 12.05.2023 ora 00:14 minuta, në bashkëpunim me persona të tjerë, duke premtuar dhe dhënë shuma monetare personave të ndryshëm me qëllim blerjen e votës”, thuhet në proceverbalin e arrestimit. Kryeministri Edi Rama reagoi pas arrestimit dhe deklaroi se “Ndalimi i kandidatit të opozitës për Himarën, Beleri me urdhër të prokurorisë përbën një sprovë të madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve, që do të thotë se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar.”

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button