Në Brazil aplikohet teknologjia përmes njohjes së fytyrës

Një rrisi e rëndësishme teknologjike e aplikuar në futboll vjen nga Brazili. Sot, me rastin e ndeshjes së Ligës kundër Gremios, në stadiumin Palmeiras, “Allianz Parque”, tifozët mund të hynin vetëm me anë të njohjes së fytyrës.

Në fakt, në hyrjet e çdo sektori të stadiumit ishin fiksuar “lexues” për të bërë të mundur njohjen biometrike të fytyrës dhe 37,532 shikuesit që ndoqën ndeshjen bënë hyrjen nga këto porta. Palmeiras më pas bëri të ditur se kishte probleme vetëm në 3% të rasteve, për faktin se kishte nga ata që, pavarësisht risisë teknologjike, ua kishin dhënë biletën të tjerëve.

“Me instalimin e pajisjeve për njohjen e fytyrës në të gjitha hyrjet e stadiumit mendojmë se i kemi gjetur zgjidhje një problemi serioz, atij të tregut të zi të biletave”, Leila Pereira, presidentja e klubit të Palmeiras.

Përjashtim bën vetëm tribuna Vip, ku tani për tani mund të hyni me sistemet normale.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button