Arrestohet kreu i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc – Lejoi shfaqjen e dy filmave të financuar nga Qeveria e Kosovës
Arrestohet kreu i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc - Lejoi shfaqjen e dy filmave të financuar nga Qeveria e Kosovës

Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ka bërë të ditur se Policia e Serbisë ka arrestuar kreun e Shtëpisë së Kulturës në komunën e Bujanocit, Jetmir Ismaili.
Sipas Velës, Ismaili u arrestua për shkak se e lejoi një film të financuar nga institucionet e Kosovës.
Vela ka shkruar në Twitter se ky arrestim ka ndodhur nga represioni i egër prej regjimi të Vuçiqit. Sipas tij, Ismaili duhet të lirohet menjëherë nga paraburgimi.
“Policia e Serbisë arrestoi kreun e Shtëpisë së Kulturës në komunën e Bujanocit, Jetmir Ismaili, një shqiptar vendas për lejimin e filmit të financuar nga institucionet e Kosovës! Represioni i egër nga regjimi i Vuçiqit. Z. Ismaili do të lirohet menjëherë nga paraburgimi”, ka shkruar Vela.