Arrestohet kryetari i Gjykatës Ekonomike të Malit të Zi

Kryetari i Gjykatës Ekonomike të Malit të Zi, Blazho Jovaniq, është arrestuar sot me urdhër të kryeprokurorit Vladimir Novoviq.

Siç shkruan portali rtcg, Jovaniq dyshohet se ka krijuar organizatë kriminale dhe ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

Raportohet se tashmë pjesëtarët e Departamentit të Policisë Speciale kanë përfunduar kontrollin në Gjykatën Ekonomike në Podgoricë dhe Jovanoviq është në mbajtje.

Përveç Jovaniqit, në këtë aksion janë arrestuar edhe disa persona të tjerë nga disa qytete malazeze.

Ndryshe, kryeministri Dritan Abazoviq ka pohuar se prioritet i qeverisë që drejton ai është lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit.

LEXO EDHE:

Back to top button