Arrestohet mësuesi që tronditi Pejën, qëlloi për vdekje babain e nxënëses

I dyshuari për vrajsen e Gëzim Kastratit ditën e djeshme në Pejë, Xhevdet Januzaj është arrestuar mbrëmjen e sotme.

Ai është arrestuar rreth orës 20:10.

“Rreth orës 20:10 është arrestuar i dyshuari për vrasjen e rëndë që ka ndodhur dje”, tha zëdhënësi i Policisë në Pejë.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në një lokal në Pejë, ku Kastrati po pinte kafe.

Sipas njpftimit të policisë të dy personat nxorën armën për t’i rënë njëri-tjetrit, ndërkohë që vetëm Januzajt i është shkrepur arma.

Gëzim Kastrati, 50-vjeç, u vra me armë zjarri dje, pak metra larg banesës së tij në Pejë. I dyshuari kryesor është Xhevdet Januzaj, ish- kujdestari i klasës së vajzës së viktimës në shkollën “Dardania” në Pejë.

Arsimtari i Fizikës ishte dënuar me tri vite e gjashtë muaj burgim dhe ndalim të ushtrimit të profesionit për vepren penale “sulm seksual”, të kryer në vitin 2019, ndërsa nxënësja – viktimë e këtij rasti, ishte vajza e Gëzim Kastratit., në atë kohë 13-vjeçare.

Sipas familjes së viktimes, kohëve të fundit u kishte ardhur atyre te banesa dhe i ruante me sakicë. Veprimet e tij i kishte denoncuar në polici Gëzim Kastrati., një ditë para se të vritej, thotë djali i tij. Por, familja e viktimës kishte marrë kërcënime nga profesori edhe në të kaluarën që të tërhiqeshin nga deklarata e tyre për sulm seksual ndaj nxënëses.

LEXO EDHE:

Back to top button