Arrestohet në Argjentinë bosi i mafies italiane në lidhje me shqiptarë!

Policia federale e Argjentinës arrestoi një bos famëkeq mafioz italian në periferi të Buenos Aires, tha agjencia e sigurisë, duke i dhënë fund një gjuetie prej vitesh për të.

Carmine Alfonso Majorano, lideri 68-vjeçar i mafies italiane Ndrangheta, u arrestua të mërkurën e kaluar në qytetin e Guernica në provincën e Buenos Aires, thuhet në deklaratë.

Majorano u akuzua nga autoritetet ndërkombëtare për drejtimin e operacioneve të trafikut të drogës dhe armëve midis Amerikës Latine dhe Evropës.

Organizata ndërkombëtare e policisë kriminale, e njohur më mirë si Interpol, e konsideron ‘Ndrangheta’ si një nga organizatat kriminale më të fuqishme në botë. Një urdhër-arrest ndërkombëtar është lëshuar për Majorana në 2015.

Ndrangheta erdhi në Argjentinë disa vite më parë, sipas një deklarate të policisë, duke vepruar së bashku me homologët e tyre shqiptarë në Evropë.

LEXO EDHE:

Back to top button