Millouki Baks vazhdon të jetë i pamposhtur në NBA

Skuadra e Milloukit, vijon të jetë skuadra e vetme pa asnjë humbje këtë sezon në NBA. Ekipi i Milloukit mposhti Detroitin me rezultat 110-108, në një ndeshje që dhuroi mjaft emocione, deri në sekondën e fundit. Tjetër ndeshje magjike për Antetokounmpo, autor i 31 pikëve, mbështetur edhe nga Holidej me 25 pikë e Lopez me 24 pikë.

Rikthehet te fitorja Bruklini, që mposhti 116-109 Indiana, sfidë ku për vendasit u dalluan Durant me 36 pikë e Irving me 28 pikë. Për miqtë, Duarte realizoi 30 pikë, por që mbetën për statistikë.

Fitore në sekondën e fundit korri edhe Los Anxhelos Klipers, që mundën 95-93 Hjustonin, ndeshje ku Poll Xhorxh realizoi 35 pikë.

Në Perëndim, skuadra e Juta Xhaz është e vetmja me 6 fitore, duke mposhtur 121-105 Memfis.  Markanen me 31 pikë ishte lider në fushë për Xhazin, duke i bërë të pavlefshme 37 pikët e Morantit. Pa probleme fiton skuadra e Toronto, që mundi 139-109 Atlanta, ku u dallua Siakam, me 31 pikë e 12 kërcime./Telesport/

LEXO EDHE:

Back to top button