Arrestohet një 20 vjeçar nga Tetova, ja për çka akuzohet
Dje (1-nëntor) rreth orës 16:10 minuta, zyrtarët policorë të SPB- Tetovë e kanë privuar nga liria 20-vjeçarin L.H. nga Tetova, i cili gjysmë ore më parë në një bastore sportive në rrugën “113” në Tetovë kishte vjedhur para, megjithatë për një kohë të shkurt është kapur nga policia. Personi në fjalë është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përgatitet parashtresë adekuate sipas nenit 236 të Kodit Penal.







