Arrestohet një 28-vjeçar në Shkup

Arrestohet një 28-vjeçar në Shkup

MPB njofton se sot ka arrestuar një 28-vjeçar nga Shkupi i cili kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg.

“Sot (10.08.2022) në ora 16:45, zyrtarë policorë nga Ekipi Operativ – hetime në SPB Shkup në vendbanimin Shuto Orizare në Shkup kanë arrestuar N.I. (28) nga Shkupi, i cili kërkohej me urdhër qendror nga burgu u Idrizovës – Shkup, për vuajtje të dënimit me burg.

Ai është dënuar në bazë të nenit 236 të Kodit Penal të RMV-së me 10 vjet e 9 muaj burg, të cilit i kishin ngelur edhe 5 vjet e 11 muaj burg. Personi do t’i dorëzohet institucionit penal kompetent”, njoftojnë nga MPB.

LEXO EDHE:

Back to top button