Arrestohet një i mitur nga rrethina e Gostivarit, kërcënoi nënën dhe motrën e tij

Arrestohet një i mitur nga rrethina e Gostivarit, kërcënoi nënën dhe motrën e tij

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se sot më mëngjes policia ka arrestuar një të mitur nga rrethina e Gostivarit i cili akuzohet për dhunë fizike ndaj nënës dhe motrës së tij.

“Sot (26-shtator) në ora 09:30, pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë-DPB Gostivar kanë privuar nga liria të miturin nga një fshat i rrethit të Gostivarit, i cili dje ka qenë i denoncuar nga nëna e tij 38-vjeçare se në shtëpinë e tyre familjare, ai ka sulmuar fizikisht atë dhe motrën e tij dhe i ka kërcënuar me mjet të mprehtë. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të denoncuarit do të vijojë parashtresa përkatëse”, njoftojnë nga SPB-Tetovë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button