Kuvend, vazhdon debati për zgjatjen e gjendjes së krizës energjetike

Kuvend, vazhdon debati për zgjatjen e gjendjes së krizës energjetike

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot duhet të vazhdojë seanca e Komisionit parlamentar për mbrojtje dhe siguri, ku në rend dite janë propozim vendimet për miratimin e vazhdimit të afatit për gjendjen e krizës në gjithë territorin e vendit, për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe kushteve në tregjet e energjisë elektrike dhe për ekzistimin e gjendjes së krizës në zonën e qytetit të Shkupit, për shkak të mungesës së energjisë termike, mundësia e shfrytëzimit lëndë djegëse alternative dhe gjendja e tregut të energjisë termike.

Do të jetë dita e katërt e diskutimit në komisionin amë+ dhe pas përfundimit të tij, në seancë plenare do të mund të votohet për vazhdimin e situatës së krizës në këtë zonë edhe për gjysmë viti, e cila është në fuqi me vendimin e Qeverisë nga 1 shtatori.

LEXO EDHE:

Back to top button