Sulm me armë në një shkollë në Rusi, disa të vdekur

Sulm me armë në një shkollë në Rusi, disa të vdekur

Të paktën nëntë persona, mes të cilëve 5 fëmijë kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas një sulmi të armatosur në një shkollë në qytetin rus, Izhevsk. Autoritetet lokale të Republikës Udmurt, ku ndodhet qyteti, thanë se atentatori ka vrarë veten. Viktimat raportohet se janë 5 fëmijë dhe 1 roje e shkollës.

Në rrjetet sociale u publikuan foto dhe video gjatë momenteve të panikut në ambientet e shkollës, ku fëmijët përpiqeshin të largoheshin. Sipas BBC, shkolla kishte rreth 1000 nxënës dhe 80 mësues. Autoritetet thanë se nuk ka ende një motiv të qartë pse personi kreu sulmin. Agjencia ruse e lajmeve, TASS, tha se atentatori ishte i armatosur me dy pistoleta.

Shkolla në fjalë ndodhet në qendër të qytetit Izhevsk, me 650 mijë banorë, dhe shumë pranë godinave të qeverisë lokale.

LEXO EDHE:

Back to top button