Arrestohet një person nga Resnja, akuzohet për prerje të paligjshme të druve
Arrestohet një person nga Resnja, akuzohet për prerje të paligjshme të druve

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person i cili akuzohet për prerje të paligjshme të druve.
“Më 29.10.2023 në fshatin Vokoderi, Resnjë, zyrtarët policorë nga SPB Manastir e kanë arrestuar 41 vjeçarin S.C nga fshati Volkoderi. Janë gjetur dhe konfiskuar rreth 12 metër kub dru, të cilat janë dorëzuar te Policia Pyjore për procedurë të mëtejshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj personit në fjalë do të dorëzohet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.