Arrestohet një person nga Tetova, dyshohet se i vuri zjarrin një are

Ministria e Punëve të Brendshme informon se është privuar nga liria një person nga rrethina e Tetovës, i dyshuar se i ka vënë zjarrin një are. Ndaj tij do të vijojë procedura me kallëzim përkatës.
“Më 25.06.2026, në orën 12:00, në Njësinë Policore Tearcë ishte njoftuar se kishte shpërthyer zjarr në një arë në rrugën rajonale Tetovë–Jazhincë, në zonën e fshatit Tearcë, me ç’rast ishte djegur bari i thatë. Zjarri ishte lokalizuar plotësisht nga ekipi i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Tetovës. Pas masave të ndërmarra nga nëpunësit policorë, ishte konstatuar se zjarrin e kishte shkaktuar G.Ç. (55) nga fsh. Tearcë. Ai është privuar nga liria nën dyshimin se ka kryer veprën penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, njoftuan nga MPB.

Nga MPB bëjnë të ditur se personi është ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

LEXO EDHE:

Back to top button