Ndërpritet furnizimi me ujë në një pjesë të Komunës së Karposhit
Një pjesë e banorëve në rrugën “Nikolla Parapunov” dhe në pjesë të rrugëve “Razlloveçko Vostanie” dhe “Viç”, në Komunën e Karposhit, do të mbeten pa ujë gjatë ditës së sotme, njoftoi NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, Shkup.
Ndërprerja e furnizimit me ujë do të fillojë në ora 18:00, për shkak të sanimit të dy valvulave në rrugën “Nikolla Parapunov”, dhe do të zgjasë deri në përfundimin e punimeve. Normalizimi i furnizimit me ujë pritet rreth orës 12:00 të ditës së nesërme.
Nga Ndërmarrja bëjnë të ditur se, nëse nuk plotësohen kushtet teknike të nevojshme, ndërhyrja do të shtyhet për një periudhë tjetër.








