Arrestohet një person nga Tetova, kjo është arsyeja

Arrestohet një person nga Tetova, kjo është arsyeja

Ministria për Punë të Brendshme njofton se në orët e hershme të mëngjesit policia ka privuar nga liria 37 vjeçarin H.E. nga fshati Reçicë.

“Në udhëkryqin mes rrugës 108 dhe 168 në Tetovë, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj personit H.E. është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë dhe 25 paketime me kokainë”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

H.E. është ndaluar në stacionin policorë të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi adekuate.

LEXO EDHE:

Back to top button