Arrestohet një shtetas shqiptar në Deve Bair, në kamion iu gjetën 24 paketime me marihuanë
Më 08.07.2026 në ora 20:00, në Pikën Kufitare „Deve Bair“, në dalje nga shteti, zyrtarët policorë e privuan nga liria Ç.A. (40) nga Republika e Shqipërisë, pasi gjatë kontrollit kufitar dhe kontrollit të automjetit transportues „Volvo“ me targa shqiptare, të cilin ai e drejtonte, në kabinën e kamionit u gjetën dhe u sekuestruan 24 paketime me marihuanë. Është njoftuar prokurori publik, ndërsa Ç.A. është ndaluar në stacion policor për procedurë të mëtejshme.











