Arrestohet shkupjani, i konfiskohet një pistoletë

Ministria për Punë të Brendshme mbrëmë diku rreth orës 21:35 minuta ka privuar nga liria 23 vjeçarin M.M. nga Shkupi.

“Në bulevardin “Aradhet Partizane” në Shkup, mbrëmë në ora 21:35 minuta zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria shkupjanin M.M. 23 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Siç njoftojnë nga policia , personi në fjalë nuk i është bindur urdhrit për ndalim të policisë dhe me makinë Seat Altea, pa targa ka tentuar të ikë, por shumë shpejtë është kapur nga policia dhe gjatë bastisjes tek ai është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Ai është arrestuar dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate.

LEXO EDHE:

Back to top button