Arrestohet shtetasi shqiptar në Itali, i konfiskohen 7 kg heroinë

Autoritetet italiane të Guardia di Finanza kanë arrestuar në Rimini një shqiptar 38 vjeçar me akuzën e trafikut të drogës tip heroinë. Ai është ndaluar nga një patrullë rrugore e policisë financiare, në daljen e autostradës Rimini Jug ku po udhëtonte me një shpejtësi mjaft të lartë.

38 vjeçari shqiptar ka rrëfyer se po udhëtonte drejt Brindizit ku do të nisej me traget në Shqipëri.

Gjatë kontrollit të parë në automjetin e tij nuk u gjet asnjë bagazh, gjë që ka shtyrë policinë italiane të kryej një kontroll më teknik.

Me ndihmën e qenit antidrogë Danny, u gjetën 7 kg heroinë fshehur në një vend krijuar enkas në pjesën e poshtme të autoradios.

Heorina ishte konfeksionuar me 12 pako të izoluara me celofan e ngjitëse.

“Një konfeksionim i krijuar enkas për t’i shpëtuar nuhatjes së qenëve antidrogë”, nënvizon në raportin e operacionit skuadra operative e Guardia di Finanza e Riminit.

Heroina e sekuestruar kapte vlerën e 1 milionë euro. Korrierit i janë sekuestuar dhe 2 telefona celularë, 760 euro cash si dhe automjeti me të cilën udhëtonte./Oranews

 

LEXO EDHE:

Back to top button