Ndihmoi mashtruesin e kriptovalutave në Turqi, arrestohet 36-vjeçari shqiptar

Është arrestuar Edevaldo Haxhiu, nga Shqipëria 36-vjeçari i cili akuzohet se ndihmoi dhe mbështeti të arratisurin nga Turqia, Faruk Fatih Özer, themeluesin e kompanisë Thodex,  i cili akuzohet për mashtrim me miliona dollar dëm. Po ashtu në pranga ka rënë edhe i dyshuari tjetër A.C i cili mori të arratisurin Özer nga aeroporti në Tiranë dhe e dërgoi në një hotel.

Edevaldo Haxhiu, është i dyshuari kryesor në hetim dhe u kap nga policia e Tiranës në orën 00:30 të ditës së djeshme, shkruajnë mediat turke. Haxhiu, i cili u zbulua se udhëtonte brenda dhe jashtë Turqisë shpesh, u kap në regjistra ndërsa hynte në hotel ku ndihmoi të arratisurin Özer.

Mësohet se  Edevaldo Haxhi nuk ka folur në hetimin policor dhe nuk i ka pranuar akuzat, duke thënë se nuk e njihte Fatih Ozerin. Më tej ai argumentoi se akuzat se ai ndihmoi Ozerin e arratisur nuk ishin të vërteta.

Megjithatë, u mësua se policia kishte shumë dëshmi se Edevaldo Haxhiu ishte “personi që ndihmoi Fatih Özer të vinte në Shqipëri”.

Zyra e Kryeprokurorit Publik të Turqisë nisi një hetim më 22 prill, pas një raporti zbuloi se përdoruesit nuk mund të hynin në llogaritë e tyre në shkëmbimin e parave kripto Thodex dhe se pronari i kompanisë Faruk Fatih Ozer, iku jashtë vendit.

Në këtë kontekst, u vërtetua me dokumente dhe regjistrime zyrtare se i dyshuari, pronari i kompanisë, Faruk Fatih Özer, u arratis jashtë vendit më 20 prill dhe u përcaktua se nuk kishte aktivitet në adresat zyrtare të kompanisë.

Urdhër arresti u lëshua për 82 të dyshuar, përfshirë Ozer, për të cilët u lëshua një urdhër arresti ndërkombëtar.

81 të dyshuar u kapën në operacionin e organizuar në 8 provinca me bazë në Stamboll. 6 prej tyre, përfshirë vëllain e Faruk Fatih Özer, Güven Özer dhe vëllain e tij Serap Özer, u arrestuan.

Ndërkohë ende nuk dihet se ku ndodhet Ozer së bashku me miliona dollar që u mori përdoruesve të kompanisë së tij.

LEXO EDHE:

Back to top button