Kosovë, 1 mijë e 100 raste të reja me kancer për nëntë muaj

Klinika e Onkologjisë e Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës ka njoftuar se nga muaji janar e deri në pjesën e parë të shtatorit të 2021-tës janë shënuar 1 mijë e 100 raste të reja me kancer.

Sipas njoftimit nga kjo klinikë më shumë se 300 femra janë diagnostikuar me kancer të gjirit, 150 meshkuj me kancer të mushkërive, pasuar nga kanceri kolorektal te meshkujt dhe kanceri i vezoreve dhe organeve gjenitale te femrat, si patologjitë më të shprehura.

Gjatë kësaj kohe janë ofruar rreth 200 mijë shërbime mjekësore onkologjike për pacientët e prekur me kancer, pavarësisht situatës me Pandeminë COVID-19.

“Në klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë periudhës janar- pjesa e parë e shtatorit 2021, janë ofruar rreth 200 mijë shërbime mjekësore onkologjike për pacientët e prekur me kancer, pavarësisht situatës me Pandeminë COVID-19”.

LEXO EDHE:

Back to top button