Arrestohet shtetasja e Kosovës, akuzohet për qëndrim ilegal në vendin tonë

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një shtetase e Kosovës, e moshës 19 vjeçare e cila akuzohet për qëndrim ilegal në vendin tonë.

“Dje në mbrëmje (1-dhjetor) rreth orës 21:30, në Radiovcë të Tetovës, zyrtarë policorë të SPB- Tetovë kanë arrestuar 19-vjeçaren L.M. nga Republika e Kosovës, nën dyshimin për hyrje dhe qëndrim ilegal në vendin tonë. Ajo është gjetur në veturën e drejtuar nga një 21-vjeçar, banues Sellarcës Epërme të Tetovës, ku e njëjta më pas është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për procedurë të mëtutjeshme dhe do të përballet me parashtresën përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

LEXO EDHE:

Back to top button