Arrestohet zyrtari i shërbimit sekret në Kosovë, cenoi sigurinë e shtetit

Prokuroria e Prishtinës ka njoftuar se është ndaluar në për 48 orë zyrtari i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës me iniciale M. K.

M. K. është ndaluar për shkak se i njëjti dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

M. K. po dyshohet se duke keqpërdorur detyrën zyrtare ka kryer veprat penale si keqpërodrim i detyrës zyrtare, keqpërdorim i informatës zyrtare, hyrje në sistemet kompjuterike, zbulim i informacionit të klasifikuar, fotografime dhe incizime të paautorizuara.

Sipas njoftimit punonjësi i AKI-së është arrestuar sot si rezultat i bashkëpunimit të Prokuorirsë së Prishtinës me AKI-në dhe Policinë e Kosovës.

“Pas një bashkëpunimi ndërmjet AKI-së dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë, po ashtu në koordinim edhe me Policinë e Kosovës, sot është arrestuar dhe ndaluar personi me inicialet M. K., ish-punonjës i AKI-s”, thuhet në njoftim

Tutje sipas njoftimit thuhet se dyshimi i bazuar se personi i lartcekur ka cenuar sigurinë e Republikës së Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button