Policët nga SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar dje (29 qershor) rreth orës 15:00, në rrugën “Braça Djinovski” në Gostivar, kanë privuar 46-vjeçarin Z.A. nga Gradeci i Gostivarit, për shkak të dyshimit se ka kryer vjedhje në një objekt në Gostivar. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë raporti përkatës.
537 Less than a minute








