Arrihet akordi, Muriqi do të zbarkojë në Seria A


Gazetari i mirënjohur i sportit në Turqi, Yagız Sabuncuoglu, raporton se marrëveshja në mes Vedat Muriqit dhe Lacios , por edhe skuadrës turke me atë italiane, është mbyllur.  Ai raporton se transferimi i Muriqit do t’i kushtojë Lazios 18 milionë euro.

Sulmuesi i Kosovës do të fitojë dy milionë euro në sezon, dhe do të nënshkruajë kontratë 5 vjeçare me skuadrën nga Seria A.

Lacio ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, dhe Muriqi do të ketë mundësinë që sezonin e ardhshëm të luajë në nivelin më të lartë të futbollit në Evropë.

LEXO EDHE:

Back to top button