Flik: E dijmë se PSZH ka futbollist të shpejtë


Alsat
20.08.2020 09:29
Trajneri i Bajern Munihut, Hansi Flik, shpjegoi diferencën që ishte në përballjen e fituar me Lionin, ndërsa nuk harroi të jep vlerësim për oponentin e finales së Ligës së Kampionëve, skuadrën e PSZH-së.
“Ne e dinim që do të ishte e vështirë. Ata vinin pas shfaqjeve të shkëlqyera kundër Sitit dhe Juventusit. Ata janë të fortë taktikisht dhe na kanë shkaktuar probleme në fillim. Ne e dimi se duhet të mbrohemi më mire,” than ë fillim Flik.
Trajneri gjerman ka folur edhe për finalen kundër PSG-së, që zhvillohet ditën e diel.
“Paris Sen Zhermeni është një ekip i shkëlqyeshëm, ata luftuan në gjysmëfinale dhe më pas arritën finale. Ne do të analizojmë disa gjëra, e dimë se ata kanë lojtarë të shpejtë,” tha mes tjerash trajneri Flik.