Arrihet marrëveshja, Hasani në fanellën e Tiranës

Ferhan Hasani është goditja e madhe e Tiranës për merkaton e janarit. Kampionët e Shqipërisë kanë bindur futbollistin e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut për të firmosur një kontratë 18-mujore me bardheblutë me Bubën siç njihet ndryshe Hasani që do të bëhet futbollisti më i paguar i të gjitha kohërave në Kategorinë Superiore.

Në ditët e para të janarit ish-lojtari i Shkëndijës së Tetovës i cili sëfundmi u aktivizua në Finlandë me skuadrën më të mirë të këtij vendi HJK Helsinki me të cilët luajti në 9 takime në kampionat duke shënuar 5 gola, do të vihet në dispozicion të trajnerit Nevil Dede.

Lajmin e kanë konfirmuar burime pranë klubit të Tiranës dhe Ferhan Hasani mund të konsiderohet zyrtarisht lojtari më i ri i kampionëve të Shqipërisë. Pas Agim Ibraimit një tjetër futbollist me një eksperiencë të pasur ndërkombëtare i cili është aktivizuar edhe në Gjermani me Volfsburg dhe në Danimarkë me Brondbin, vjen në Kategorinë Superiore për të rritur akoma më shumë nivelin dhe cilësinë e kampionatit në Shqipëri.

LEXO EDHE:

Back to top button