Totenhami kalon në gjysmëfinale të Liga Kupës së Anglisë

Skuadra e Totenhamit u kualifikohet në gjysmëfinale të Liga Kupës së Anglisë. Skuadra e Hoze Mourinjos fitoi 3-1 në fushë e Stoukut, skuadër që militon në Ligën e Dytë të Anglisë, duke prerë një nga katër biletat e raundit të parafundit të këtij kompeticioni. Trajneri luzitan nuk rrezikoi sa i përket formacionit, duke zbritur në fushë me peshat e rënda, për të mos i lënë asnjë rastësisë.

Golin e parë të takimit e shënoi Geret Bejlll në minutën e 22-të, por pjesa e dytë nisi keq për londinezët, që u ndëshkuan nga Tompson në të 53-tën. Gjithsesi, “Spurs”-at e vulosën kualifikimin me golat e Dejvisit dhe Hari Kejnit, të shënuar në minutat 70’ dhe 81’.

LEXO EDHE:

Back to top button