Arrihet marrëveshja Shkup-Athinë, ndërtimi i gazësjellësit pritet të nis vitin tjetër

Maqedonia dhe Greqia zyrtarizuan Marrëveshjen për ndërtimin e interkonektorit për gazin natyror. Kjo do të thotë se së shpejti do të fillojë ndërtimi i gazsjellësit ndërmjet dy vendeve. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot e nënshkroi marrëveshjen në Athinë. Sipas tij, realizimi i këtij projekti do të mundësojë që vendi të jetë një korridor energjetik për disa nga fqinjët.

Kjo është e rëndësishme për ekonominë në përgjithësi, e sidomos për ekonominë e vendit tonë, duke pas parasysh se do të rritet konkurrenca e kompanive tona. Do të ulen çmimet e gazit natyror dhe do na jepet mundësi shtesë ta vazhdojmë te fqinjët tonë në veri, në Kosovë dhe në Serbi”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Ministri i ambientit jetësor dhe energji i Greqisë theksoi se projekti do të sjellë përfitime për të dyja vendet.

E përforcojmë rolin gjeopolitik të Greqisë, duke pasur parasysh që me këtë edhe më shumë e përforcojmë rolin e saj si udhëkryq energjetik sepse sistemi i jonë nacional do të bart gaz natyror në Maqedoninë e Veriut. Nga ana tjetër, fqinjit tonë verior i ofrojmë mundësi që të mund ta ndalojnë ndikimin ndaj mjedisit dhe të arrijë tranzicion energjetik”, theksoi Kostas Skrekas- ministër i mjedisit jetësor dhe energjisë në Greqi.

Interkonektori do të kushtojë 110 milionë euro ndërsa rreth gjysma e mjeteve do të jenë investim nga Maqedonia. Sipas planit, projekti do të lidhet me gazsjellësin trans- Adriatik që bart gaz nga Azerbejxhani.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button