Arrihet marrëveshje mes SASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit

As 18 dhe as 10%. Qeveria dhe SASHK-u sonte janë pajtuar që pagat në arsim të rriten për 15%. Ata do të paguhen duke filluar nga paga e shtatorit.

Sonte do të nënshkruhet zyrtarisht marrëveshja pas dhjetë ditësh.

Ministri Shaqiri thekson se ndjehet i lumtur që ky proces mbaroi me një epilog të suksesshëm dhe të kapshëm nga të gjithë palët.

Rekomandimet e ndërmjetësuesit do t’i prezantohen sindikatës, ndërsa kryetari i SASHK-ut Jakim Nedelkov shpreson se do të pranohen, pas së cilës më së voni për 10 ditë duhet të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet SASHK dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

“Shpresoj se anëtarësia do t’i pranojë rekomandimet e ndërmjetësuesit”, tha Nedelkov pas takimit.

Me këtë, në përfundim të afatit ligjor, të dyja palët, me ndërmjetësimin e një pajtuesi të caktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, gjetën një zgjidhje të pranueshme reciprokisht për kërkesat e Sindikatës.

Greva në kopshte dhe shkolla filloi më 11 prill me kërkesën për rritje të pagave prej 18.4 për qind. Më 28 prill, greva u ndërpre pasi sindikata mori një njoftim nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale se Ministria e Arsimit dhe Shkencës kërkon zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjes së punës përmes ndërmjetësuesit. Pas emërimit të ndërmjetësuesit, filloi procesi i pajtimit mes SASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, i cili në përfundim të afatit ligjor prej 20 ditësh përfundoi me harmonizimin e qëndrimeve të të dyja palëve./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button