Arsenali dhe PSV Aind’hoven, luftojnë për kreun e grupit

Sot do të zhvillohet sfida e prapambetur në Grupin A në Liga Europa, midis Arsenalit dhe PSV-së. Përballja e cila ishte programuar fillimisht për t’u luajtur me 15 shtator, u shty për shkak të ndarjes nga jeta të mbretëreshës Elizabeth e dytë. Forcat e rendit ishin angazhuar në funeralin e Mbretëreshës dhe nuk mund të siguronin mbarëvajtja e ndeshjes në “Emirates Stadium”.

Për sa i përket sfidës, do të jetë një duel vendimtar për të dyja skuadrat. Arsenal i vendit të parë do të kërkoj triumfin e rradhës, për të siguruar kalimin në fazën me eleminim direkt dhe gjithashtu për të përforcuar pozitat në vendin e parë.

Ndërsa PSV vjen në këtë ndeshje me moralin e lartë dhe në rast triumfi do të parakalonte Arsenalin në renditje. Në dy sfidat e fundit klubi holandez në Liga Europa, ka shënuar 10 gola dhe gjithashtu në kampionat po kalojnë një moment të mirë, ku ndodhen në vendin e dytë, një pikë më pak se Ajaksi i vendit të parë. Gjithashtu edhe Arsenal është në një moment tepër të mirë, ku “Topçinjtë” po kryesojnë të vetëm në Premier Ligë dhe në këtë sezon kanë pësuar vetëm një humbje në kampionat përball Man. Junajtedit, ndërsa në sfidat e tjera njohin vetëm fitore.

Do të jetë një ndeshje speciale për trajnerin e PSV-së, Ruud Van Nistelrooj, i cili në karrierën e tij si futbollist me Man. Junajted është ndeshur 12 herë kundër “Topcinjve”.

LEXO EDHE:

Back to top button