Reja shpalos listën e futbollistëve për sfidën me Arabinë Saudite

Trajneri i kombëtares  së Shqipërisë, Edoardo Reja ka shpallur listën me emrat e 23 lojtarëve të ftuar për miqësoren e 26 tetorit ndaj Arabisë Saudite, që do të luhet në Abu Dabi.

Pjesa më e madhe e lojtarëve që do të grumbullohen vijnë nga kampionati shqiptar dhe për shumicën është hera e parë që ftohen në përfaqësuesen kuqezi, teksa 9 prej tyre janë lojtarë që vijnë nga klube të huaja dhe shumica kanë qenë pjesë e rregullt e Kombëtares.

Përfaqësuesja do të nisë grumbullimin më datë 22 tetor në kompleksin Tropikal në Durrës dhe më datë 24 tetor do të udhëtojë për në Abu Dabi ku do të vijojë përgatitjet për duelin miqësor. Ndeshja e parë në histori e Shqipërisë me Arabinë Saudite do të zhvillohet në “Al Nahyan Stadium” të Abu Dabit dhe do të nisë në orën 18:30 sipas orës lokale (16:30 sipas orës shqiptare).

Gjithashtu, testi do të jetë një mundësi e mirë për të testuar dhe për të parë në aksion në një ndeshje të vërtetë veçanërisht elementët e spikatur të kampionatit shqiptar.

LEXO EDHE:

Back to top button