Arsenali shfaqet me festë të madhe dhe një orë me mesazh specifik!

Skuadra e Arsenalit iu përgjigj Guardiolës dhe mundi Fulhamin në “Kreven Kotixh” me një tripletë, duke e kthyer diferencën nga “Qytetarët” në pesë pikë. Do të jetë një betejë deri në fund, por çdo ndeshje më pak është një hap më afër titullit për “Topçinjtë”, të cilët nuk e kanë fituar kampionatin që nga viti 2004.

Arteta dhe ekipi i tij, pas 3-0 në Fulham, brohoritën fillimisht në fushë dhe më pas në dhomat e zhveshjes, ku u shfaq një orë gjigante.

Festa e Arsenalit u bë virale në internet dhe tifozët pyesin: çfarë do të thoshte?

Duart treguan pesë, më pas akrepi i gjatë i orës tek numri 11 dhe ai i shkurtëri pothuajse tek 2. Një mesazh i koduar, sipas rrjeteve sociale. Pra, kanë mbetur edhe njëmbëdhjetë ndeshje për të fituar titullin. Në fakt, ka ende shumë për të bërë deri në javën e 38-të, por në Londër, nga ana e Arsenalit, numërimi mbrapsht ka filluar tashmë.

LEXO EDHE:

Back to top button