Gonzales: Perezi më futi në një dhomë të veçantë, për të më bërë presion…

Skuadra e Real Madridit gjatë javës ka njoftuar se do t’i bashkohej çështjes kundër Barcelonës si dëshmitar, por një ish-arbitri ka pohuar se ata nuk janë aq të ‘bardhë’ sa fanellat e tyre.

Eduardo Iturralde Gonzalez, ka arbitruar në La Liga mes viteve 1995 dhe 2012 dhe tani vepron si analist për “Cadena SER”, ku komenton për vendimet, por së fundmi ka folur haptazi duke mbrojtur  dhe besuar në  pafajësin e arbitrave të “El Caso Negreira”.

Gjatë fundjavës “Real Madrid TV” publikoi një video, ku Iturralde fliste për Florentino Perez, i cili e kishte futur në një dhomë të veçantë, duke tentuar ti bënte presion.

 

“Nuk më ka ndodhur shumë herë, asnjë president nuk më ka vendosur në një dhomë të veçantë. Më interesojnë faktet. Ai që më futi në një dhomë të veçantë ishte Florentino Perez. Nuk kam pse të fshihem. Kjo ka ndodhur. Ka një raport CTA, sepse e kam bërë të ditur. Kështu që ata mund të shohin se çfarë do të thotë presion. Nuk do të fshihem.”

 

 

 

Iturralde Gónzalez sulmoi Real Madridin dhe televizionin e Real Madridit për të mbrojtur shokun e tij të profesionit, Klos Gómez, një ish-arbitër që aktualisht mban pozicionin e drejtorit të projektit VAR.

 

“Ky është gabimi i madh që po instalohet në opinionin publik, sepse Enríquez Negreira nuk kishte asnjë fuqi apo ndikim mbi arbitrat. Tani kjo ka dalë për fat të keq, sepse disa shkruajnë deklarata dhe të tjerët, në vend që të përdorin faktet reale, përdorin televizionin e tyre, siç është Real Madridi. Në televizionin e Real Madridit, u dha një raport për Klos Gómez, i cili është i padenjë për një klub që e quan veten më i miri në botë”.

 

Iturralde tha në programin “Carrusel Deportivo” për sulmin ndaj tij nga televizioni i Real Madridit dhe çështjen “Negreira”.

“Më vjen keq. Në fund do të më duhet të pajtohem me vajzat e mia, të cilat më thonë se meqenëse kam qenë në Madrid jam shumë konservator dhe do të më duhet të pajtohem me ju, sepse dje isha shumë i përmbajtur. Mund të kisha dhënë shumë shembuj, më kujtohet Lineker për shembull, por nuk do ta zhvilloj më tej bisedën. Ai ishte shumë konservator dhe i kujdesshëm, unë mbajta një profil të ulët, mund të kem ende një profil shumë më të lartë,” tha mes tjerash Ituralde.

LEXO EDHE:

Back to top button