Arslan: Edhe pa Hamdin, kërkojmë fitoren

" "

Skuadra e FC Shkupit, sot takohet me FC Hegelmanin, në takimin e parë në kuadër të turit të parë të Ligës së Konferencës.

Për këtë ndeshje trajneri Xhihat Arslan nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e algjerianit, Vahid Hamidi, i cili kishte probleme me vizën, mirëpo pavarësisht kësaj mungese shumë të rëndësishme, strategu turk thotë se në Lituani kanë udhëtuar për të nxjerrë një rezultat të mirë.

“Fillimisht të them se na pret një përballje e vështirë, para nesh kemi një ekip të sapoformuar, që ka arritur në garat evropiane, një ekip që dëshiron të jetë i suksesshëm në Evropë.  Ne jemi skuadër me një grup të rëndësishëm lojtarësh, duam të marrim rezultat të mirë në fushë, në mënyrën më të mirë të mundshme” u shpreh fillimisht Arslan.

Përballja në mes Hagellmanit dhe FC Shkupit, do të nis në orën 19.00.

LEXO EDHE:

Back to top button