Lionel Mesi, përforcimi i ri i Inter Majamit, ka folur për të ardhmen e tij në Shtetet e Bashkuara me familjen e tij në një intervistë për televizionin publik argjentinas.
“Jemi të kënaqur me vendimin që morëm dhe mezi presim të përballemi me sfidën e re. Mentaliteti im nuk do të ndryshojë, do të përpiqem, kudo që të jem, të jap më të mirën për veten time dhe për klubin, të vazhdoj të performoj në nivelin tim më të mirë”, siguroi “ylli” argjentinas.
Në skuadrën amerikane, Leo do të fitojë nga 50 deri në 60 milionë dollarë në vit, duke përfshirë edhe aksionet në klub, shumë që pjesërisht do të mbulohet nga kompania e veshjeve sportive “Adidas” dhe kompania e teknologjisë “Apple”.
Messi, i cili tashmë ndodhet në Majami me familjen e tij për t’u njohur me klubin e tij të ri, do të debutojë më 21 korrik, në Kupën e Ligës, kundër Kruz Azul.








