Arsovska me nënshtetësi bullgare? Përplasje mes LSDM dhe VMRO-së

LSDM-ja me akuza në adresë të kandidates së pavarur për kryetare të Qytetit të Shkupit Danella Arsovska se posedon shtetësinë e Bullgarisë dhe këtë e ka fshehur prej dhjetë vitesh. Deputetja e partisë së Zaevit, Sllavjanka Petrovska publikoi një dokument për të cilin pretendon se është nënshtetësia bullgare e Arsovskës. Nga ana tjetër VMRO DPMNE-ja që mbështetë kandidaturën e Arsovskës, përgënjeshtroi informacionet duke thënë se LSDM-ja gënjen për nënshtetësinë dhe se sipas tyre, mashtrimet e këtilla të LSDM-së janë si pasojë e druajtjes për humbje në kryeqytet.

Në ‘vërtetim’ nga ministria bullgare e Drejtësisë, theksohet qartë se zëvendës presidenti i Bullgarisë në Dekret të 2011-ës i ka dhënë Arsovskës shtetësi bullgare. Ose siç shkruan burimisht: Zëvendës presidenti i Republikës së Bulgarisë me Dekretin numër 33 nga viti 28.04.2011, i ka dhënë shtetësi bullgare Danella Arsovskës. Plotë dhjetë vite Danela Arsovska ka atdhe rezervë. Nga cilat arsye zonja Arsovska kërkuar shtetësi bullgare? Për interesa të kujt punoni? Për interesa hungareze? Për bullgare? Për ato të Gruevskit?”, tha Sllavjanka Petrovska, LSDM.

LEXO EDHE:

Back to top button