Arsovska: Ura në Aerodrom do të ndërtohet
Gazetar: Ile Petreski
Ura në Aerodrom do të ndërtohet, por dinamika e realizimit të saj nuk mund të parashikohet, tha sot kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, shkruan Alsat.
https://www.youtube.com/watch?v=NGOZAjeXOb4
Ajo pretendon se kurrë nuk ka thënë se kjo urë nuk do të ndërtohet.
Sipas saj, problemi është se udhëheqësia e mëparshme e Qytetit të Shkupit filloi ndërtimin e urës pa u dakorduar për shpronësim me pronarët e më shumë se 150 shtëpive.
Për ta ka para në arkën e qytetit, por deri më tani nuk ka marrëveshje me qytetarët e vendbanimit Qeramidnicë.
“Vetë ndërtimi i urës nuk është problem, ajo do të ndërtohet. Megjithatë, lidhja e dy palëve është diçka që ka më shumë konteste pronësoro-juridike, për të cilën do të angazhohemi. Megjithatë, duhet ditur se dikush e ka nisur pa pasur qëllim dhe vizion të qartë për të ditur saktësisht se sa kohë do të realizohet”, tha Danela Arsovska, kryetare e Shkupit.
Arsovska paralajmëroi analizë të të gjithë dokumentacionit dhe të gjitha gjetjeve nga prezantimi i linjës së shpejtë të autobusëve në kryeqytet. Do të ketë seanca publike dhe nuk përjashtoi mundësinë e organizimit të referendumit për këtë çështje.
“Analizat tregojnë se BRT ka aq shumë rreziqe për qytetarët sa i përket infrastrukturës në qytetin e Shkupit dhe duhet të mendojmë realisht se si dhe në çfarë mënyre do të bëhet e gjithë kjo. Unë besoj se qytetarët duan projekte që do t’u sjellin dobi e jo dëm”, u shpreh Arsovska.
Në Kuvendin e sotëm të BNJVL-së, kryetare e këtij institucioni u zgjodh Danella Arsovska. Për nënkryetarë të BNJVL-së janë zgjedhur Pero Kostadinov, kryetari i komunës së Vallandovës dhe Visar Ganiu, njeriu i parë i Komunës së Çairit.
Angazhimi i tyre do të jetë pavarësia më e madhe financiare nga pushteti qendror dhe vendosja e një kontrolli më të madh mbi shpenzimin e parave publike. / Alsat.mk








