Pas anulimit të faljes grupore, shumica e 48 të burgosurve do të tentojnë faljen në mënyrë individuale
Gazetar: Adrian Kerimi
Pavarësisht vendimit të Ministrisë së Drejtësisë që në fund të vitit të mos ketë falje grupore, Alsat mëson se shumica nga 48 të burgosurit që ndodheshin në listën për falje do të kërkojnë falje individuale nga Presidenti Stevo Pendarovski, shkruan Alsat.
https://www.youtube.com/watch?v=Md_gMgASKPs
Kërkesën e tyre e bazojnë në Ligjin për falje i cili i mundëson çdo të burgosuri që përmes Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve dhe Gjykatës, të kërkon nga Presidenti të falet. Vendimi ekskluziv i bazuar në Kushtetutë i takon presidentit.
“Pavarësisht të drejtorive, ministrisë ose komisionit, unë mund të vendos si të dua. Mund ta pranoj, mund ta hedh poshtë, pra nuk jam i lidhur me atë që më thonë ata”, ishte shprehur dje presidenti Stevo Pendarovski.
Ligji për falje i mundëson presidentit të falë edhe pa zbatuar procedurën ligjore.
“Presidenti, me përjashtime mund të falë edhe pa zbatuar procedurë për falje të paraparë me ligj, derisa ajo falje është në interes të shtetit ose kur rrethanat e veçanta që i referohen personit, apo edhe vepra penale vërtetojnë se falja është e nevojshme”, thuhet në Nenin 11-a.
Depozitat ligjore përcaktojnë edhe rrethanat në të cilat mund të ndërpritet procedura për falje, gjë që jep indikacione se vendimi Ministrisë së Drejtësisë për të mos proceduar faljet mund të jetë në kundërshtim me ligjin.
“Gjyqi, përkatësisht Ministria e Drejtësisë mund të ndërpresë procedurën për falje nëse personi i dënuar e tërheqë kërkesën për falje, nëse ka mbaruar masën e dënimit, nëse ka mbaruar masën ndëshkuese, nëse ka vendim gjykate për mjet të jashtëzakonshëm juridik ose personi i dënuar ka ndërruar jetë gjatë periudhës së faljes”, thotë Ligji për falje, neni 10.
Ish gjykatësi kushtetues, Dane Iliev përmes telefonit tha për Alsat se veprimi Ministrisë së Drejtësisë për anulimin e faljes grupore, paraqet shkelje ligjore. Sipas tij, dikasteri i Drejtësisë obligohet të ndajë mendimin pozitiv ose negativ për kërkesën e të burgosurit, por nuk ka të drejtë ligjore, aq më pak Kushtetuese të vendos për të mos pasur falje grupore. Kërkesa për falje grupore u tërhoq pas presionit të opinionit për shkak se në listën për falje ndodheshin Sead Koçan, Boban Iliq dhe Aleksander Vasilevski (Ninxha)./ Alsat.mk








