30 ditë paraburgim për grabitësin nga Prilepi
Prokuroria Themelore Publike – Prilep ka lëshuar urdhëresë për kryerjen e hetimeve ndaj një 32 vjeçari nga Prilepi për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale – “grabitje”. Më 13 dhjetor, nën kërcënimin e armës i dyshuari duke e kërcënuar drejtpërdrejt me jetë punonjësin e barnatorës, ka grabitur gjëra me vlerë.
“Ai i maskuar ka hyrë në një barnatore në rrugën “Vasko Karangelevski” në Prilep, duke mbajtur një thikë kuzhine në dorë dhe e ka kërcënuar punonjësin që t’i japë paratë nga arka. Viktima, e frikësuar për jetën, ka marrë 2.500 denarë nga arka dhe ia ka dorëzuar, ndërsa i dyshuari është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes duke u larguar në drejtim të panjohur. Ndërkohë më 18 dhjetor në mënyrë të njëjtë, i dyshuari ka hyrë në një barnatore tjetër në të njëjtën rrugë. Gjithashtu të punësuarës i është kërcënuar më thikë, dhe i ka kërkuar të hollat nga qarkullimi ditor, por ajo ka thërritur bashkëshortin i cili ka qenë në hapësirën tjetër të barnatores. Kur ka vërejtur se bashkëshorti i viktimës po afrohet, vjedhësi ka ikur pa realizuar qëllimin”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Prokurori Publik deri tek gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Prilep, ka dorëzuar propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit, sepse ekziston rrezik që i dyshuari të aratiset ose të përsëris veprën. Gjykatësi ka pranuar propozimin dhe të dyshuarit i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve. Alsat.mk








